Oda Ekonomike e Kosoves

Feb 22, 2024

Raport i ri: "Sfidat dhe mundësitë e qasjes në treg për bizneset në pronësi të grave dhe komuniteteve pakicë në Kosovë"

📣Raport i ri: “Sfidat dhe mundësitë e qasjes në treg për bizneset në pronësi të grave dhe komuniteteve pakicë në Kosovë”
Raporti ofron një analizë të thellë të mundësive dhe pengesave me të cilat përballen bizneset në pronësi të grave dhe të pakicave në Kosovë, me fokus të veçantë në pasojat e pandemisë COVID-19.
Disa prej gjetjeve kryesore:
🔸Sfidat më të mëdha në qasjen në treg janë kufizimet financiare
🔸Shumica e këtyre bizneseve kanë vështirësi në lidhjen e marrëveshjeve me shitës të mëdhenj
🔸Shumica e stereotipeve gjinore kalojnë pa u vënë re, duke pasur parasysh se ka ndarje gjinore në disa profesione
🔸Pandemia Covid-19 ka krijuar sfida për bizneset ekzistuese por në ndërkohë ka krijuar mundësi për ndërmarrjet e reja të sapokrijuara
🔸Është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë digjitale, veçanërisht pas pandemisë, megjithatë, nuk ofrohen trajnime të mjaftueshme për marketing digjital
Instituti GAP rekomandon përfshirjen e analizave të tregut për të identifikuar sektorët potencialë për rritje, promovimin e ndërmarrësisë tek gratë dhe komunitet pakicë si dhe sigurimin e qasjes gjithëpërfshirëse në prokurimin publik. Përveç kësaj, sigurimi i burimeve financiare, pajisjeve dhe asistencës të përshtatur sipas nevojave, së bashku me mbështetjen për tejkalimin e barrierave për anëtarësimin në shoqatat e biznesit, janë ndër masat e sugjeruara për të rritur qasjen në treg për këto biznese.
Për më shumë raportin dhe komunikatën e plotë në gjuhen shqipe mund t’i gjeni këtu👉 https://www.institutigap.org/lajme/3187; në gjuhën angleze këtu👉 https://www.institutigap.org/news/3188.
Për raportin në gjuhën serbe na shkruani në 👉: info@institutigap.org
Ky publikim mbështetet nga USAID Kosovo përmes Aktivitetit Angazhimi Gjithëpërfshirës Ekonomik, në partneritet me Community Development Fund – CDF

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!