Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Rregullat e Arbitrazhit dhe Legjislacioni

LIGJI NR. 02/L-75 LIGJI PËR ARBITRAZHIN – Me këtë ligj përcaktohen rregullat që zbatohen për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit si dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës.

LIGJI NR. 03/L-006 PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE – Me Ligjin për procedurën kontestimore caktohen rregullat procedurale në bazë të të cilave gjykata i shqyrton dhe i zgjidhë kontestet nga marrëdhëniet juridiko-civile të personave fizikë dhe juridikë, po që se me ligj të posaçëm nuk është përcaktuar ndryshe. Ne kete ligj listohen kontestet ku gjykatat shtetërore kanë kompetencë ekskluzive lëndore dhe territoriale.

 

LIGJI NR. 2004/7 PËR ODËN EKONOMIKE TË KOSOVËS – Me këtë Ligj rregullohet themelimi, anëtarësia, selia, statusi, qëllimi, organet mjetet për punë, ndërprerja e punës, roli dhe fushëveprimi i Odës Ekonomike të Kosovës. OEK-ja është organizatë profesionale jofitimprurëse dhe subjekt juridik i pavarur. OEK-ja përfaqëson interesat e bizneseve të bashkuar në të, në raport me të gjitha subjektet e organizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në dialogun social, ushtron dhe kryen edhe shërbime konsultuese e profesionale për anëtarësinë e vetë, me qëllim të arritjes së përparimit të veprimtarisë afariste të anëtarëve dhe harmonizimin e interesave të tyre.

 

Marrëveshja e Arbitrazhit

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me procedurën e arbitrazhit është e mundur vetëm kur palët kanë parashikuar në kontratë, apo në çdo formë tjetër komunikimi, vullnetin e tyre për ndjekjen e procedurës së arbitrazhit. Ky detyrim ligjor parashikohet nga neni 5 i Ligjit për Arbitrazhin i cili përcakton se: Një mosmarrëveshje mund të zgjidhet përmes arbitrazhit vetëm nëse ekziston një marrëveshje e palëve, me anë të së cilës ato pranojnë që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes arbitrazhit.

 

Marrëveshja e arbitrazhit lidhet në formë të shkruar. Kushti i mësipërm konsiderohet se është përmbushur edhe nëse lidhja e marrëveshjes së arbitrazhit dokumentohet në formë të këmbimit të letrave, telefaksit, telegramit ose mënyrave të tjera të telekomunikimit. Nëse një konsumator është palë në marrëveshjen e arbitrazhit, marrëveshja e arbitrazhit konsiderohet të jetë lidhur në formën e shkruar vetëm nëse të gjitha palët në marrëveshjen e arbitrazhit e nënshkruajnë personalisht dokumentin që përmban klauzolën e arbitrazhit.

RREGULLAT E ARBITRAZHIT KOSOVÉ

Kuvendi i Odés Ekonomike té Kosovés, Duke u bazuar né nenet 8(k), 17(g) dhe (h), 24, 26 dhe 27 té Ligjit Nr. 2004/7 per Odén Ekonomike té Kosovés; Me qéllim té organizimit té njé arbitrazhi té pérhershém kompetent Pér zgjidhjen e kontesteve té biznesit né mes té anétaréve té Odes Ekonomike té Kosovés dhe né mes té anétaréve dhe personave té tjeré juridik ose fiziké, mé 21 Dhjetor 2022, miraton.

 

Për më shumë klikoni këtu.

ME SHUME

Historia e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit
Kodi i Etikes per Arbitra
Shërbimet
Lajmet