Oda Ekonomike e Kosoves eshte asociacioni me I fuqishem I biznesit ne Kosove. Themeluar ne vitin 1962 prej Parlamentit te Kosoves, OEK eshte perfaqesuesi i vetem ligjor I interesave te komunitetit te biznesit. Oda Ekonomike e Kosoves eshte nje organizate jo-profitabile, e pavarur dhe profesionale e cila lobon dhe punon me qellimin kryesor te zhvillimit te ekonomise se tregut, nderrmaresise dhe rritjes se aftesive konkurruese te anetareve te saj. OEK eshte e angazhuar te mbroje dhe perfaqesoje ne menyren me te mire te mundshme interesat e anetareve te saj, te keshilloje bizneset fillestare , te ju jap asistence profesionale anetareve te saj dhe ne vecanti te promovoje investimet dhe zhvillimin ekonomik te Kosoves.
Prezenca e OEK ne te gjithe Kosoven eshte e vendosur nepermjet zyrave te saj regjionale ne Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakove,Peje dhe Mitrovice. Sipas ligjit mbi Oden Ekonomike te Kosoves, anetaresimi behet ne baza vullnetare. OEK perbehet prej 4 departamenteve, 30 shoqatave sektoriale dhe mbi 15000 anetareve.
Anetaret e Odes operojne ne sektore te ndryshem te ekonomise duke perfshire sektorin e Teknologjise, Telekomunikacionit , Ndertimtarise, Bankave dhe Kompanive te Sigurimit, Perpunimit te metaleve , Perpunimit te Drurit, Prodhimit dhe Perpunimit te ushqimit dhe pijeve etj. Me qellim te ofrimit te sherbimeve me cilesi dhe profesionalitet, Oda Ekonomike e Kosoves eshte certifikuar me ISO 9001-2008 dhe eshte e angazhuar te implementoje praktika te mira menagjeriale dhe te ofroje sherbime qe permbushin kerkesat e anetareve.
logo_iso.gif)
.
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


