Kryetari i OEK-ut, Safet Gėrxhaliu

artikuj

I lindur me 03.01.1964 në Studime të Poshtme – Vushtrri, mbaroi Studimet Universitare në Universitetin e Splitit në Dubrovnik pran Fakultetit për Tregti të Jashtme.

Mbanë  titullin e magjistërit të dyfishtë dhe atë në Marketing ndërkombëtar të përfunduar ne vitin 1993 në katedrën e Profesorit Jozo Previshic dhe në Tregti të Jashtme të përfunduar ne vitin 2002 në katedrën e Profesorit Ivo Andrijanic, që të dyja magjistratura të përfunduara në Universitetin e Kroacisë pran Fakultetin Ekonomik në Zagreb.

Pas një periudhe të gjatë të qëndrimit në Kroaci dhe pastaj angazhimit të tij në pune menaxheriale si në Gjermani, Angli, Spanjë dhe Belgjik në fund të vitit 2002 vendos të kthehet ne Kosovë.

U punësua në Kabinetin e Kryeministrit Bajram Rexhepi si zëvendës i Koordinatorit të Paktit të Stabilitetit ku ishte i angazhuar në shumë iniciativa ekonomike me karakter regjional dhe ndërkombëtar, mori pjes në Konferenca, Workshope, Simpoziume dhe Konferenca te niveleve shume te larta ne vend dhe jashtë.


Pjesëmarrës aktiv në aktivitete te shumta të organizuar nga Institucionet vendore dhe ndërkombëtare me karakter ekonomik.

Është anëtar i grupit negociues për Marrëveshje të Tregtisë së lire me Kroacinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë, anëtar i Forumit CEFTA, Eurochambers, TAEX, BAC në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, SECIPRO, KOSPRO etj.

Ka të  botuara mbi 350 artikuj të ndryshëm me karakter ekonomik, politik dhe social në shume gazeta vendore dhe ndërkombëtare.

 
 
 


AKP-ja pėrshpejton shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes