Sekretar i Pergjithshem Berat Rukiqi

artikuj

I lindur më 28 Janar 1983 në Prishtinë, ka përfunduar fakultetin ekonomik, në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës, në periudhën 2001-2005.

Gjatë viteve 2005 – 2006 i ka përfunduar studimet Master në Brussels European University College – EHSAL në fushën e Studimeve Evropiane, dhe e ka mbrojtur tezën e magjistraturës “Mundësitë për Kosovën në tregun e përbashkët dhe instrumentet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”. 

Pas studimeve të magjistraturës, ai ka përfunduar një program profesional të praktikës në Parlamentin Evropian në zyrën e Eurodeputetës znj. Doris Pack, ku ka pas mundësinë të përcjellë punën e Komiteteve të ndryshme të Parlamentit Evropina: (Komitetin për Buxhet, Komitetin për Politike të Jashtme, Komitetin për Politika Tregtare, etj).

Gjatë periudhës Maj 2004 – Shtator 2005, z. Rukiqi është angazhuar në cilësinë e asistentit ekzekutiv të Koordinatorit të Paktit të Stabilitetit. Gjatë kësaj periudhe kohore z. Rukiqi ka bërë monitorimin e mediave, përgatitjen e raporteve mujore dhe vjetore të Zyrës së Paktit të Stabilitetit, poashtu ka qenë pjesëmarrës në negociatat për Marrëveshje të Tregtisë së lirë, pjesëmarrës në aktivitetet e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore të ndërlidhura me bashkëpunimin ekonomik rajonal, ka përgatitur takime të nivelit të lartë etj.

Nga muaji Janar 2007 z. Rukiqi ka punuar si koordinator i zyrës për integrime Evropiane në kuadër të OEK-ut dhe ka menaxhuar projekte të financuara nga donatorë të ndryshëm: EAR dhe USAID, si dhe ka qenë anëtarë i Këshillit konsultativ për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të themeluar nga Qeveria e Kosovës dhe Grupi për politika të tregtisë, e koordinuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe shtylla e IV-të e UNMIK-ut. Z. Rukiqi ka një eksperiencë të pasur në aspektin ndërkombëtar, duke qenë anëtar aktiv i Forumit Ekonomik të Brukselit dhe konferencave të tjera të rëndësishme të organizuara nga Bashkimi Evropian.

Në vitin 2008, z. Rukiqi është zgjedhur Sekretar Gjeneral i Odës Ekonomike të Kosovës, ndërsa në Shtator të këtij viti është rizgjedhur për një mandat 4 vjeçar. Që nga Tetori i vitit të kaluar është zgjedhur edhe asistent i rregullt në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe serbokroate.

 
 
 


AKP-ja pėrshpejton shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes