Shoqatat

Shoqatat sipas veprimtarisë/veprimtarive qe funksionojne  jane formë profesionale e organizimit dhe punës në kuadër të Odës, përmes te cilave anëtarët e Odës vendosin pavarësisht dhe kryejnë punë dhe detyra në interes të veprimtarisë/veprimtarive adekuate.

Secili anëtar i Odës lidhet drejtpërdrejtë në një shoqatë, varësisht nga veprimtaria  e regjistruar që dominon në punën e tij, gjegjësisht sipas interesit që realizohet në shoqatën adekuate.

Secili anëtar i Odës, po që se ka interes, përveç shoqatës amë, mund të  lidhet dhe të merr pjesë edhe në punën e ndonjë  shoqate tjetër. Shoqata sipas veprimtarisë  punon drejtpërdrejtë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të anëtarëve të Odës dhe në veçanti:

 

  • Shqyrton çështje që kanë të bëjnë me avancimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve aktuale në veprimtari.
  • Inicion dhe përcakton masa, plane dhe programe për zhvillimin e veprimtarisë,
  • Harmonizon kundërthëniet dhe interesat e ndryshme të paraqitura në kuadër të veprimtarisë.
  • Miraton konkluza dhe propozon masa në interes të veprimtarisë, duke i pasur parasysh interesat e ekonomisë në tërësi.
  • Analizon dhe përcakton interesat e përbashkëta të anëtarëve të Odës nga veprimtaria, si dhe kundërthëniet e paraqitura, në raport me veprimtarit[ë tjera dhe jep propozime për harmonizimin e tyre, gjegjësisht tejkalimin.
  • Paraqet iniciativë për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve të tjera dhe i shqyrton ato, jep mendime dhe propozime lidhur me çështje që janë në interes të anëtarëve të odës të veprimtarisë adekuate dhe të ekonomisë në tërësi.
  • Inicion dhe realizon bashkëpunim lidhur me çështje nga interesi i përbashkët me anëtarë të odës nga shoqata të tjera në kuadër të Odës dhe bashkëpunim ndërkombëtar ekonomik, në harmoni me aktivitetet programore dhe aktet e përgjithshme të odës.
  • Kryen punë të tjera në interes të anëtarëve, në kudër të kompetencave të Odës

Në vijim eshte lista e shoqatave ekzistuese :

Shoqatat

 


 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė