OEK ka disa nivele të anëtarësimit në OEK si niveli bazë, niveli i mesëm, niveli i lartë dhe PATRON. Pas anëtarësimit, OEK luan rolin si përfaqësuese, lobuese, mbrojtëse e interesave të komunitetit të biznesit dhe ofruese e shërbimeve publike e profesionale.
Të gjitha ndërmarrjet e Kosovës, të anëtarësuara në Odën Ekonomike të Kosovës, organizohen në Shoqata specifike sipas degëve dhe nëndegëve. Organizimi i Shoqatave bëhet me qëllim që anëtarët e OEK të përfitojnë nga aktivitetet e përbashkëta si lobimi, bashkëpunimi me institucionet kërkimore-shkencore, organizimi i aktivitete për promovimin e ndërmarrjeve, pjesëmarrje në panaire rajonale dhe ndërkombëtare. Shoqatat i kryejnë aktivitetet e veta në bazë të planeve të tyre të aprovuara në fillim të vitit.