Oda Ekonomike e Kosoves eshte e perqendruar te ofroje mundesi te ndryshme per bizneset private qe te promovojne produktet dhe sherbimet e tyre , te vendosin kontakte me bashkepunetore vendore dhe nderkombetare dhe te ofroje informacion me te gjere per tregjet nderkombetare dhe kompanite e rendesishme ne nivel nderkombetar, nepermjet:
- Gjetjes se partnereve afariste ne baze te kerkesave specifike te ndermarrjeve
- Organizimit te Takimeve B2B- takime te organizuara ndermjet kompanive vendore dhe atyre te huaja
- Organizimit te Misioneve Tregtare
- Pjesmarrjes ne Klubet e Biznesit
- Vizitave ne Panairet Nderkombetare. (Gjate vitit 2009 jane organizuar keto vizita :ne Panairin "Resale" ne Gjermani, Panairi Nderkombetar te Tekstilit per mosha te reja ne Turqi, Panairin Nderkombetar te Industrise se Drurit “Wood Machinery Istanbul 2009" ne Turqi, Panairin e AgroBiznesit ne Turqi, Panairin Nderkombetar te Ndertimtarise “BATIMAT 2009” ne France. Poashtu planifikohen te organizohen vizita e Panairit te Plastikes ne Stamboll dhe Panairit te Veturave gjithashtu ne Stamboll ne Dhjetor te 2009).