Oda Ekonomike e Kosoves

Feb 22, 2024

Sot, me datë 20 shkurt 2024, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ishte pjesë e takimit të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, i organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI).

Sot, me datë 20 shkurt 2024, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ishte pjesë e takimit të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, i organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI).
Ky takim kishte për qëllim shpalosjen e propozimeve për të përmirësuar mjedisin e biznesit në Kosovë.
Si përfaqësues i komunitetit të biznesit, z. Rafuna prezantoi një sërë propozimesh për të adresuar sfidat dhe për të inkurajuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë, të cilat ishin:
– Konsultimi me Odën Ekonomike të Kosovës dhe me bizneset e vendit për ndryshimet në legjislacione që afektojnë sektorin privat, për tu siguruar që ato janë në përputhje si dhe të favorshme për sektorin privat;
– Reformimi dhe rifreskimi i politikave fiskale dhe ligjeve ndërlidhëse për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe për të inkurajuar investimet në Kosovë;
– Lirimi i veturave elektrike nga TVSH, për të promovuar përdorimin e këtyre mjeteve të transportit dhe për të ndikuar në një mjedis më të pastër ambiental;
– Funksionalizimi i diplomacisë ekonomike për të hapur rrugë të reja për tregti dhe investime, duke përmirësuar lidhjet ekonomike ndërkombëtare të Kosovës;
– Pagimi i TVSH-së pas shitjes së produkteve të importuara, për të zvogëluar ngarkesën financiare për kompanitë vendore.
Propozimet e paraqitura synojnë të adresojnë sfidat kryesore ekonomike në Kosovë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një mjedisi më të favorshëm për kompanitë vendore dhe investimet e huaja në vedin tonë.
Oda Ekonomike e Kosovës është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngusht me qeverinë dhe institucionet për të arritur këto qëllime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!