Bizneset kërkojnë që në prokurimin publik të favorizohen prodhimet vendore

oek_logo-1140x450

Mungesa e një ligji për mbrojtjen e prodhimeve vendore i bën bizneset më pak konkurruese me të tjerat, jo vetëm në tregun, por edhe në procedurat e prokurimit publik, kanë thënë disa nga ekspertët e ekonomisë, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë, ata dhe përfaqësuesit e bizneseve kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt të iniciojë hartimin e një ligji të tillë, me të cilin do të parashikoheshin disa përparësi në prokurim publik për prodhuesit vendorë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se institucioni që ai përfaqëson ka kërkuar nga Qeveria që me urgjencë të miratojë Ligjin anti-damping, atë për tregti dhe sidomos Ligjin për mbrojtjen e prodhuesve vendorë. Përveçqë do t’u jepte një mbështetje prodhuesve vendorë, kjo, sipas tij, edhe do t’i mbronte…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)