Ftesë – Panairi i Tregtisë Inverse

oek_logo-1140x450

Ftesë

Panairi i Tregtisë Inverse

 

Të nderuar ndërmarrës,

 

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Panairin e Tregtisë Inverse që mbahet në formën e takimeve B2B. Panairi i Tregtisë Inverse organizohet për herë të dytë nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ky panair do të mbahet më 28 korrik 2017 (e premte), në Hotel Sirius, Prishtinë, nga ora 10:00.

 

Panairi i Tregtisë Inverse është një koncept i ri në Kosovë, i fokusuar në krijimin e lidhjeve biznesore në mes të ndërmarrjeve të mëdha, të mesme dhe të vogla me qëllim të promovimit të produkteve vendore, përmirësimit të mjedisit biznesor dhe zvogëlimit/zëvëndësimit të importit.  Ky event ka një qasje tjetër nga panairet e zakonshme në Kosovë, sepse aty nuk do të prezentohen produktet e bizneseve nëpër stenda, mirëpo bizneset do të kenë rastin të ekspozojnë kërkesën e tyre për produkte dhe shërbime të cilat i blejnë brenda apo jashtë vendit. Publiku i panairit të tregtisë inverse janë NVM-të potenciale (nga sektori i agrobiznesit, shërbimeve, prodhimit, etj.) të interesuara në shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre për t’u integruar si furnizues në zinxhirët e vlerave në tregun vendor.

 

Ky aktivitet realizohet me përkrahje nga programi Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), që financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact në partneritet me Institutin Riinvest dhe PEM Consult.

 

Prania dhe kontributi juaj në këtë panair do të na nderojë. Ju lutem konfirmojeni pjesëmarrjen tuaj jo më vonë se 25 korrik 2017, përmes e-mail adresës rrustem.abiti@oek-kcc.org.

 

 

Me respekt,

Safet Gërxhaliu
Kryetar – OEK