HAPA TË RËNDËSISHËM NË TË BËRIT BIZNES POR EDHE SFIDA TË CILAT DUHET TEJKALUAR

aktiviteti3

Në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës “Raporti i Bankës Botërore Doing Business 2017 dhe sfidat në të ardhmen” u vlerësuar se janë arritur hapa të rëndësishëm në krijimin e kushteve më të mira të bërit biznes, por akoma ka sfida të cilat duhet tejkaluar.

“Në raportin e të bërit biznes janë evidentuar hapa pozitiv, por janë skanuar edhe disa mangësi, mirëpo edhe përkundër këtij avancimi nuk kemi arsye për komoditet, por për punë më shumë se në të kaluarën, sepse Kosovës i duhet një zhvillim ekonomik në këtë kohë që garanton stabilitet politik, social dhe do të përshpejtojë proceset integruese dhe përmirësimit të imazhit të Kosovës”, tha  kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu duke hapur tryezën e sotme.

Ai vlerësoi se përkundër faktit se viteve të fundit në Kosovë dominon agjenda politike ekonomia dhe proceset ekonomike po e marrin kahen e vet.

Sipas ministrit të financave, Avdullah Hoti janë dy ndryshime të mëdha që i ka marrë parasysh Banka Botërore dhe që kanë ndikuar dhe  mundësuar të përmirësohet renditja e Kosovës.

“Reforma e parë që ka ndërmarrë ATK është deklarimi online i të gjitha deklaratave tatimore që tatimpaguesit i dorëzojnë në ATK përmes platformës. Gjithashtu është përmirësuar ofrimi i shërbimeve për tatimpaguesit, duke zvogëluar koston e shërbimeve nga ATK…”Sipas tij shtylla e dytë e reformave në ATK ka të bëjë me njohjen e shërbimeve të trajnimeve të punëtorëve për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, të cilën gjithashtu e ka njohur BB që ka mundësuar ta përmirësohet rangimi për 34 vende.

Ministri Hoti theksoi se në ketë ka ndikuar edhe tregtia përtej kufijve, ku janë disa shtylla të reformave të Doganës të cilat kanë ndikuar në renditje.

“Shtylla e dytë e reformave në Doganë ka të bëjë me funksionalizimin e plotë të korridorit transit Kosovë-Shqipëri, i cili ka eliminuar nevojën e dokumentit transit të eksportit…”, ka thënë aiRaporti i Bankës Botërore të të bërit biznes ka treguar që Kosova po shënon progres, mirëpo e rëndësishme është se Kosova ka hyrë në kategorinë e vendeve të cilat kanë ambientit të mirë të biznesit, tha ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.Ajo tha se BB  punon me metodologji të reja për secilin vit dhe në qoftë se ishim krahasuar me rezultatet e vitit të kaluar Kosova do të ishte ngrit për 6 vende, ndërsa në shumë indikatorë do të shënoheshin rritje.“Janë disa ministri të cilat kanë shënuar ngritje, njëra prej tyre është MF, e cila ka përmirësuar dy fusha, atë të pagesës së tatimeve dhe tregtisë përtej kufijve. Ministria e Tregtisë, kemi shkurtuar të gjitha procedurat për regjistrimin e biznesit, kemi hequr disa taksa, disa i kemi zbritur për 50 për qind, koha për fillimin e biznesit ka qenë për 3.4 ditë, kurse e kemi zbrit këtë kohë në 1.9 ditë. Në këtë indikator institucioni përgjegjës është MTI. Te sigurimi i lejeve ndërtimore nuk kemi pasur progres”, ka thënë ajo.Te sigurimi i energjisë elektrike nuk është bërë përmirësim pavarësisht, se janë munduar të zgjidhin probleme të bizneseve, ka thënë ministrja Bajrami.“Mungesa e energjisë është problem evident dhe nuk zgjidhet brenda disa muajsh. Qeveria e Kosovës po bënë përpjekje të mëdha që të finalizojë sa më shpejt kontratën me kompaninë Contour Global që të kemi energji të mjaftueshme”, ka theksuar ajo.