Me urgjencë të avancojnë bizneset kosovare lidhur me Kriptovalutat, Teknologjinë Blockchain dhe potencialin e Ekonomisë digjitale

oek_logo-1140x450

 

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i bashkangjitet Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) rreth informimit të publikut dhe bizneseve mbi rrezikun dhe nevojen për edukim, lidhur me përdorimin e valutave virtuale, të ashtuquajturat kriptovaluta sikurse bitcoin, ether etj.

 

Kriptovalutat gjenerohen dhe operojnë në sisteme kompjuterike në nivel botëror me një treg aktual prej 100 miliard USD.

 

Në Republikën e Kosovës ende janë të pa rregulluara me ndonjë ligj, të pambështetura e as të mbuluara me ndonjë rregullore të ndonjë autoriteti vendor.

 

Përdorimi i kriptovalutave si mjet i pagesës ose si investim nga bizneset dhe individët e painformuar dhe të pa trajnuar, përmban një rrezik të lartë.

 

Duke i patur parasysh aktivitetet ekzistuese të bizneseve kosovare, investimet e tyre në gjenerimin dhe përdorimin e kriptovaluatave, OEK do të organizoj një seri të Seminareve, me qëllim të edukimit lidhur me teknologjinë Blockchain.

 

Blockchain është teknologjia mbi të cilën janë ndërtuar kriptovalutat dhe shumë modele të reja të biznesit. Kjo teknologji mundëson financimin e projekteve përmes metodologjisë ICO nga investitorët anembanë globit.

 

Ekonomia digjitale globale është ekonomi e re me rritje të madhe dhe të shpejtë, me potencial të madh për biznes dhe me kyqje të lehtë në te përmes internetit.