Në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr.12/79 datë 15.03.2016 dhe në funksion të funksionalizimit të platformës së prokurimit elektronik

oek_logo-1140x450

I/E nderuar,

 

Në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Kosovës Nr.12/79 datë 15.03.2016 dhe në funksion të funksionalizimit të platformës së prokurimit elektronik nga data 01.09.2016 ka filluar  aplikimi i platformës së e-prokurimit për të gjitha autoritetet kontraktuese në nivelin qendror, ndërsa nga 01.01.2017 ka filluar aplikimi i platformës së e-prokurimit për të gjitha autoritetet kontraktuese në nivelin lokal dhe  ndërmarrje publike.

Sipas vendimit të KRPP-së të datës 15.11.2016, Operatorët Ekonomik (OE) janë të obliguar që të regjistrohen në platformë dhe të shkarkojnë dokumentet e tenderit mirëpo është në diskrecionin të OE që të dorëzojnë ofertat në formë fizike apo përmes platformës elektronike. Meqenëse nga 01.01.2018 i vetmi opcion për dorëzim të ofertave do të jetë ofertimi përmes platformës së e-prokurimit, KRPP ju njofton se, në bashkëpunim me IKAP-in, Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane dhe CiviKos-in e në mbështetje të projektit të USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM),  do të filloj organizimin e trajnimeve dy ditore për shfrytëzimin e platformës elektronike. Trajnimet do të fillojnë me datë 14.08.2017 dhe do të organizohen për të gjithë Operatorët Ekonomik (OE) dhe Organizata të Shoqërisë Civile (OSHC) të regjistruara në Republikën e Kosovës dhe të interesuara për vijimin e këtij trajnimi dy ditor.

Me qëllim  të planifikimit sa më të mirë, KRPP-ja  kërkon  nga menaxheret e OE dhe OSHC-ve, caktimin e një personi  që është i  ngarkuar me dorëzimin e tenderëve në Autoritete Kontraktuese, që të:

  • Plotësojnë dhe dorëzojnë formularin për aplikim (Shkarko) me informata për përfaqsuesin e caktuar; dhe
  • kopjen e regjistrimit të biznesit/organizatës

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në  e-mailin  zyrtar të KRPP-së për trajnime: trajnimet.krpp@rks-gov.net  deri me 09.08.2017.

Përbërja e grupeve dhe orari i trajnimeve do të publikohet në faqen e KRPP-së deri me datë 11.08.2017.

P.S. Per me shume informata klikoni ne linqet e meposhtem:

 

Duke ju falemnderuar ne bashkpunim, paraprakisht Ju pershendesim!