ODEN EKONOMIKE E VIZITOI NJE DELEGACION NGA ITALIA

aktiviteti2

Prishtinë,28.09.2016

Komunikatë për media,
Më 26 dhe 27 Shtator 2016 Odën Ekonomike të Kosovës e vizitoi një delegacion i lartë nga Italia-Rajoni UMBRIA.Delegacionin e përbënin: Dr.Franko Billi,drejtor Rajonal për marëdhënje nderkombtare dhe investime të bizneseve prodhuese,Dr.Stefano Briganti,Sekretar i Përgjithshëm i Parkut Teknologjik 3A;Ilir Rrapaj,menxher i kompanisë InvestItal e cila merret me krijimin e raporteve biznesore nderkombëtare dhe konsulencës.Kjo vizitë e këtij delegacioni u realizua falë raporteve të z.Rrustem Abiti,drejtor i Administratës në OEK.
Delegacioni së pari u pritë në Oden Ekonomike të Kosovës nga kryetari z.Safet Gërxhaliu i cili falenderoi mysafirët për vizitën dhe z.Abiti për angazhimet dhe realizimin e kësaj vizite.
z.Parim Bajrami,Sekretar i përgjithshëm në OEK.Sekretari i përgjithshëm z.Bajrami falenderoi delegacionin Italian për vizitën kthyese dhe gatishmërië e Rajonit UMBRIA për përkrahjen e OEK dhe bizneseve në Kosovë nga lëmia e Agrobiznesit.Z.Bajrami njoftoi mysafirët për veprimtarinë e OEK dhe aktivitetet që është duke i zhviluar OEK në përkrahjen e bizneseve dhe avancimin e zhvillimit ekonomike me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me palën Italiane me qëllim të avancimit të raporteve nderkombtare të bizneseve kosovare me prioritete të atyre të agrobiznesit dhe krijimit të rrjetezimit në rastin konkret me bizneset Italiane .
Dr.Franko Billi u shpreh me fjalë falenderuese për z.Abiti që sipas tij pati rastin të njoftohet më shumë për OEK dhe Kosovën .Z.Billi u shpreh me fjalë miradie për viztën që po e realizojnë në Kosovë dhe shprehu gatishmëri ta përkrahin OEK në raporte me Italinë në krijimin e rrjetzimit të bizneseve dhe organizimit të një conference Ballkanike në Perugia-Itali lidhur me bashkëpunimin e mundëshëm Rajonal.Dr.Briganti i njoftoi nikoqirët dhe oftoi përkrahje në mundësitë e çertifikimit të produkteve ushqimore dhe për sigurinë e ushqimit në Kosovë.
Në fund të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimit të raporteve duke organizuar edhe konferenca të përbashkëta Rajonale dhe Ballkanik të Odave Ekonomike.Realizimit të takimeve B&B në mes të bizneseve dhe hulumtimit të mundësive investive nga Rajoni UMBRIA në Agrobiznesin Kosovar dhe ngritëjes tekniko teknologjike të bizneseve Kosovare duke organizuar viziten e një grupi bizneshes në Rajonin UMBRIA

Me datën 27 Shtator delegacioni u takua me Zv.Ministrin e MTI,z.Avni Kastrati , Sekretarin e MTI z.Agron Maxhuni dhe nga KIESA.
Zv.Ministri Kastrati i përshendeti mysafirët Italian dhe OEK në këtë rast që po bane punë të madhe në ndëekombtarizimin e bizneseve Kosovare,pastaj i njoftoi mysafirët me aktivitetin e MTI dhe angazhimet që po bënë MTI lidhur me krijimin e një ambienti ma të vilitshëm të bërit biznes posaqërishtë bizneseve të nivelit të NVM-ve dhe lehtësirave tregtare me theks të posaqëm krijimit të kushteve konkuruese për bizneset kosovare pas nënshkrimit të MSA.
Dr.Franko Billi,shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e një Marrëveshje bashkëpunimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Rajonit UMBRIA-Itali ku do të përcaktoheshin prioritetet dhe niveli I bashkëpunimit ndërshtetror një model bashkëpunimi të tillë jemi duke e realizuar me Shqipërinë tha Dr.Billi prandaj jemi të gatshëm për përkrahjen e Kosovës si vend pretendent në UE.
Z.Briganti foli më tepër për format përkrahëse të kllasterizimit në lëminë e Agrobiznesit dhe sigurisë së ushqimit.Të dyja palët u dakorduan të vazhdohet puna në hartimin e Marrveshjes së bashkëpunimit dhe realizimit të saj në afatin ma të shkurtë të mundëshëm.

Delegacioni Italian i shoqëruar nga z.Rrustem Abiti-OEK, zhvilloi takime edhe në Ministrinë e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ku u prit nga Zv.Ministri Kajtazi dhe Jehona Shyti,
Zv.Mimistri Kajtazi I njoftoi mysafirët lidhur me aktivitetet e MPZHR,dhe puna që po bëhet në përkrahjen dhe zhvillimin e bujqësisë me anë të subvencionimit dhe dhënjes direkte të granteve zhvillimore,n me këtë rast z.Kajtazi tha se është e mirëseardhur përkrahja e mindëshme nga Rajoni UMBRIA-Itali që do ti kontribonte zhvillimit më të hovshëm të Agrobiznesit Kosovar. Mysafirët Italian shprehen gatishmërinë në perkrahjen e prodhuesve Kosovar sa I përket çertifikimit dhe licencimit të produkteve si nevojë imediate e pjesëmarrëje në tregun e UE pasë nënshkrimit të MSA si dhe përkrahjes në sigurinë e ushqimit.Pastaj edhe shfrtëzimit të fondeve për qëllime të tilla nga ana e fermerve Kosovarë.

Delegazioni Italian i shoqëruar nga Rrustem Abiti,drejtor në OEK,u prit takim me Zv.Ministren e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik znj.Besa Zogaj-Gashi.
Zv.Ministrja Gashi,mysafirët Italian i njoftoi me aktivitetet e MZHE,nivelin e zhvillimit ekonomik që Kosova këtyre viteve po e realizon si dhe politikat zhvillimore e strategjike që po ndërmirren nga Qeveria me qëllim të arritëjes së nivelit zhvillimor të bizneseve dhe ekonomisë kosovare.
Zn.Gashi foli edhe për reformat e politikave fiskale që qeveria po i ndermerr me qëllim të nxitjes së investimeve me theks atyre të jashtme dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Rajonin UMBRIA me qëllim të hulumtimit të mundësive bashkëpunuese dhe zhvillimit të partneritetit në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Zv.Ministrja Gashi mysafirët I njoftoi edhe për pakacitet humane që Kosova i ka dhe për tatimet më të ulta në rajon.
Dr.Franko Billi falenderoi zv.ministren per takimin dhe informatat e dobishme që I morri ai tha se do ta bëjmë një rezyme të vizites dhe do ti ndermarrim hapat e deshiruar për realizimin e një marrveshje bashkepunimi mes Rajonit UBRIA-Itali dhe Qeverisë së Kosovës apo me Ministrinë që Ju dakordoheni të jetë nënshkruese.Ne do ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë e mundëshme që Ne si Rajon edhe permes Komisionit Europian ku Italia është në mes të shteteve kontribuese në buxhetin e UE ta perkrahim Kosoven në ecjen përpara në zhvillimin ekonomik posaqërishtë në lëminë e Agrobiznesit.dhe në fund tha mirëupafshim në Itali me delegacionin Tuaj dhe OEK.