P R O C E S V Ë R B A L – SHOQATA E TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE

 

SHOQATA E TRANSPORTIT TË UDHËTARËVE

 

P R O C E S V Ë R B A L

 

Nga mbledhja  e Këshillit Drejtues tё Shoqatës së transportit rrugorë të udhëtarëve e cila është mbajtur me dt. 01.02.2017 (e mërkure) në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, salla I/1, me fillim pune në ora 10:00.

Në mbledhje morën pjesë 17 delegatё, dëshmi lista e bashkangjitur me nënshkrim të pjesëmarrësve.

 

Nga Oda Ekonomike e Kosovës

Mehdi Kika, Vlora Zhushi.

 

Pasi u konstatua se ekziston kuorumi  Shoqata filloi punën.

Mbledhjen e hapi z.Jakup Berisha – Kryetar, i cili propozoi këtë:

 

Rend Dite

 

  1. Procesverbali nga mbledhja e kaluar;
  2. Hartimi i planit vjetor të Shoqatës për vitin 2017;
  3. Të ndryshme.

 

AD/1

Procesvebali nga mbledhja e kaluar u miratue pa vërejtje nga të pranishmit.

 

AD/2

z.Jakup Berisha, i përshëndet të gjithë pjesëmarrësit, dhe lidhur me pikën “Hartimi i planit vjetor të Shoqatës për vitin 2017” u propozuan këto pika:

 

  1. Në tremujorin e parë të vitit 2017. Kryetari i shoqatës bashkë me Bordin e sajë do të merret me Ministrin e Finansave në lidhje me pakon fiskale-2 dhe amandamentimin e ligjit për tatimin mbi vleren e shtuar me nr.05/L-037, sipas kërkesave të operatorëve ekonomik që merren me transport ndërkombëtar.
  2. Gjithashtu po në këtë periodë do të merret me kërkesat eventuale për problemet që do të lindin me rastin e vazhdimeve të rendeve të udhëtimit,
  3. Në tremujorin e dytë do të merremi me diskutimet publike në lidhje me ndryshimin e Ligjit Transportit Rrugor me nr.04/L-179 icili planifikohet të shkoj në qeveri gjatë tremujorit të dytë.
  4. Po njashtu do të mbahet nji takim shoqate ku eksluzivisht do të diskutohet për mardhenjet ndërmjet Operatorve ekonomik dhe Stacioneve të autobusëve, licencave të ktyre stacioneve, kushteve të cilat I ofrojnë për operatorët transportues etj.
  5. Ponjashtu gjatë këtij tremujori priten të mbahen takime të shoqatës në lidhje me skjarimet në transportin sezonal turistik dhe problemet që eventualisht do të shfaqen sidomos në mardhanje me Shtetin e Shqipëris, ku mundësisht do të organizojmë nji visitë në Ministrin e Transporteve të Shqipëris.
  6. Në fundë të tremujorit të tretë do të organizohet nji takimë me qellim të debatimit për problemet që kanë dalë nga zhvillimi I transportit sezonal Turistik.
  7. Gjatë tremujorit të katërt do shoqata do të organizoj debat në lidhje me funkcionimin e transportit ndërurban në Republikën e Kosovës, si dhe mundësisht nëse e kërkon nevoja do të organizoj një Grevë të përgjithëshme në Kosovë në shenjë të paknaqësive për masat që organet ekzekutive nukë po I ndërmarrin për mbrojtëjen e operatorëve legal të licencuar.
  8. Po njashtu gjatë tremujorit të fundit të këtij viti shoqata do të merret me organizimin e vizitave në vendet fqinje të shoqatave të ngjajshme si në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të zi ndoshta edhe në Kroaci.

 

Nga të pranishmit u kërkua që është mire të caktohen përafërsisht dt. e mbledhjeve në mënyrë që të jemi të informuar me kohë.

Mehdi Kika I njoftoi se OEK ka bërë planin për dt e mbajtjes së mbledhjeve duke u bazuar në Objektivat e OEK-ut, me dt. 08- 13 maj 2017, me dt. 25-30 shtator 2017 dhe 13-19 nëntor 2017. Janë parapa 4 mbledhje minimum të mbahe brenda vitit por sa her ju si Shoqatë që e shihni të arsyeshme mbani mbledhje.

 

Jakup Berisha, sa her ne si Shoqatë që kemi paraqit kërkesën për mbajtjen e mbledhjeve nuk kemi pas problem vetëm se duhet me shiku a është salla e lire dhe mbajm sa her kemi nevojë ne si Shoqatë. A pajtoheni me këtë pike të rendit të ditës, atëher kalojm në pikën të ndryshme.

 

AD/3

Jakup Berisha – në pikën të ndryshme fjalën ja jap Hasanit.

Hasan Krasniqi – ne jemi dëshmitar të gjithë se me dt. 29.10.2016 është nënshkru prej Ministrit njështesë e Udhëzimit Administrativ ku janë parapa disa ndryshme në Udhëzimin paraprak administrative, nuk kemi pa se ka naj vrejtje që është e dëmshme për transportin, mirëpo një nat para vitit të ri janë dal edhe rendet e lira të udhëtimit, në ato rende të lira të udhëtimit le të fol secili për regjionin e vet, është mire që rendet e udhëtimit të cilat nuk mbahen me dal të lira, mirëpo është shumë keq nëse rendet e udhëtimit dalin të lira me tendencë sikur që ka ndodh me regjionin e Gjakovës, fjala është për kthimin e kohës mbrojtëse të cilën ne e kemi ndërtu që 17 vite me shumë mundë. Secili regjion me Ministrin e atëhershme me njerzit që kan qenë në Ministri kemi propozu që koha mbrojtëse për regjionin e caktuar dhe linjat e caktuar të jetë me minutazh të caktuar. Është hap linja Gjakovë – Xërxë – Prishtinë, është shumë qesharake, dhe e ka thy kohën mbrojtëse prej 30 min, kjo shihet që është interes I dikuj. Kryetar ne e kemi bo një ankesë lidhur me këtë ne si Shgoqatë, e kemi pas një takim me zv.ministrin, mirëpo edhe ti e ke dërgu një shkresë lidhur em këtë në Ministri ta debatojmë pak bashk .

Sami Gavazaj – qdo her ne kemi pasur probleme sa her që kanë shpall linja, qfar eksperti është ai që e bënë këtë, duhet me dhënë dorheqje.

Kadri Rrahmani – ne duhet mu marr me problemin e të gjithëve,për problemin e Prizrenit kemi qen te Ministri,

Ragip Uka – unë në Shoqatën tone në Mitrovicë e kam humb imazhin për arsye se I kam nxit mu bo anëtar të OEK-ut dhe asgje nuk u bo rreth zgjidhjes së problemeve që I kemi. Na spo dijm edhe kujt me ju drejtu, plot shkresa kam me Ministër me zv.ministër, me OEK, me Shoqatë, ja kam pru me shkrim transporti illegal te na është tmerr, kujna me ju drejtu. Mu kolegt po më thojn qka po shkon në Shoqatë ata po punojn për interesa të veta.

Jakup Berisha- unë punoj për juve e jo për interesa të mia, nëse dikush mendon ashtu unë sot ulem aty në vend tuajin, unë spaku një shkresë në javë e dorëzoj në MI, dhe për shkak ankesave të mia drejtuar insitucioneve përkatëse si MI, MF dhe ATK menjeher mi kan qu inspektorët për kontroll ATK-ja.

 

 

 

 

Procesmbajtëse                                                             Kryetari i Shoqatës                                                                      Vlora Zhushi                                                                            Jakup Berisha