Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “PRISHTINA 2017”

IMG_9739

NJOFTIM

 

Panairi i Përgjithshëm  Ndërkombëtar “PRISHTINA 2017”

 

Oda Ekonomike e Kosovës  në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës prej datës 19-22 Prill  2017, do të organizojnë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017” i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.

 

Panairi “Prishtina 2017”  do të mbahet në një hapësirë prej 6000m2 dhe është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

 

Paraqitja me kohë për pjesëmarrje në panair dhe rezervimi i shtandit do të mundësoi që ndërmarrja e juaj të jetë pjesëmarrëse në  manifestimin më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.

 

 

 

Për kontakt: Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë,

Mehdi Kika- Koordinator

Tel: +381 (0) 38 224-299, mobil  +377 44 169 422 dhe 045/ 594-900

E-mail: Mehdi.Kika@oek-kcc.org ;

Informata me Kontrate – SHQIP_Panairi 2017

 

 

Me respekt,

Oda Ekonomike e Kosovës