U mbajt mbledhja e Shoqatës të Gastronomëve të Prishtinës

foto

U mbajt mbledhja e Shoqatës të Gastronomëve të Prishtinës

 

Më 12.07.2017 në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës u mbajt mbledhja e Shoqatës të Gastronomëve të Prishtinës. Me këtë rast u bë rifunkcionalizimi i Shoqatës dhe u zgjodhën organet e reja udhëheqëse. Kryetar në mënyrë unanime u zgjodh z. Petrit Kllokoqi nga ndërmarrja Zone Club. U zgjodhen edhe dy nënkryetarë: z.Arben Avdiu  nga ndërmarrja Trosha dhe z.Adrian Berisha nga ndëmarrja Bon Vivant.