U mbajt takimi i radhës së Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës

Takim i Keshillit Drejtues te OEK-ut

Mbështetur në nenin 19 të Ligjit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe nenit 31 të Statutit të Odës Ekonomike të Kosovës, Kryetari i OEK-ut z.Safet Gërxhaliu ka ftuar mbledhjen e radhës së Këshillit Drejtues me datë 3 Korrik 2017, me fillim pune nga ora 11:00 në lokalet e Odës Ekonomike. Në takim u diskutua për këto pika të rendit të ditës:

 

  1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Raporti i punës së OEK-ut, për periudhën Janar – Qershor, plani – objektivat 2017;
  3. Njoftim për Raportin e  Auditorit të Pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të OEK-ut, për vitin 2016;
  4. Të ndryshme.

Pikat e rendit të ditës u trajtuan veç e veç, ku secili anëtarë i Këshillit Drejtues kontriboi me diskutim dhe veçanërisht mirëpritën me komente pozitive Raportin e Auditorit të Pavarur për auditimin e pasqyrave financiare të OEK-ut për vitin 2016. Në fund, të gjitha pikat e rendit të ditës u aprovuan në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues.