Zvicrën në format e avancuara.

IMG_2937 (2)

Po ashtu kryetari Gërxhaliu kërkoi avancimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional, pasi që Zvicra ka një model shumë të avancuar të këtij lloji të arsimi dhe në mënyrë graduale duhet avancuar bashkëpunimi në mes të dy vendeve në këtë drejtim.

Gjatë bisedave vend të posaçëm kishte rëndësia e diasporës kosovare me çrast kryetari Gërxhaliu falënderoi shtetin zviceran për kontributin e dhënë në pranimin dhe përkrahjen e diasporës kosovare.

“ Besoj se diaspora nga Zvicra e përkrahur edhe nga shteti i Zvicrës do të jetë pjesë e forcimit të shtetit të Kosovës në veçanti në aspektin ekonomik”, tha kryetari Gërxhaliu.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se duhet vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve më të mëdha tl biznesit në Kosovë dhe Zvicër dhe që duhet të vazhdohet praktika e forumeve me karakter ekonomik .

Me këtë rast përkrahje një orientimi të tillë iu dha edhe nga ana e ambasadores së Kosovës në Zvicër, zonjës Nazane Breca.

IMG_2937 (2) IMG_2933 IMG_2921 (2)