Anëtarët

Anëtarët

Anëtarësimi në Odë dhe largimi nga ajo është i lirë dhe në baza vullnetare.

Odën e qeverisin anëtarët e saj përmes përfaqësuesve të tyre nëpër shoqata, njësi rajonale dhe përmes anëtarëve të zgjedhur në organet e Odës.

Anëtari i Odës konsiderohet subjekti juridik apo fizik që nënshkruan Marrëveshjen për Anëtarësim në Odë. Anëtarësimi në OEK rrjedhë nga dita e nënshkrimit të kontratës –Marrëveshjes për anëtarësim në OEK.

Në Marrëveshjen e Anëtarësimit në OEK, janë të specifikuara nivelet e anëtarësimit dhe të drejtat dhe obligimet reciproke të palëve për secilin nivel. Mos-përmbushja e detyrimeve bazë të parapara me marrëveshjen e anëtarësimit nga cila do palë kontraktuese, paraqet shkelje të dispozitave të Statutit të Odës. Në rast të shkeljeve të tilla, pala e dëmtuar do t’i paraqet Gjykatës së Nderit rastin për shqyrtim ku do të nxjerrën rekomandimet përkatëse në pajtim me Statutin e Odës.

Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të Odës janë

  • Zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Odë;
  • Nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të kontrollojë punët e Odës;
  • Marrin pjesë në punën e grupeve profesionale dhe forma të tjera të organizimit në Odë;
  • Këmbejnë informata dhe përvoja, kryejnë konsultime dhe organizojnë këshillime;
  • Iniciojnë miratimin dhe ndryshimin e ligjeve, rregulloreve, dhe masave qe janë me interes për ekonomi;
  • Shfrytëzojnë  ndihmën profesionale te Odës në çështjet qe janë brenda fushëveprimit të Odës;
  • Shfrytëzojnë shërbimet e kryera nga Oda  të përcaktuara me ligjin mbi Odën;
  • Para Gjykatës se Nderit paraqesin rastin e shkeljes së rregullave të moralit (praktikat e mira të biznesit) në lidhje me marrëdhëniet afariste përpara  Gjykatës se Përhershme të Arbitrazhit paraqesin kontestet e ndërsjella për një zgjidhje paqësore nëpërmjet ndërmjetësimit dhe për të vendosur mbi kontestet e tilla;
  • Japin të dhëna dhe informacione të nevojshme për të kryer detyrat e veta Oda;
  • Përmbahen dispozitave te statutit, vendimeve, konkluzioneve dhe akteve tjera të organeve të Odës dhe  zhvillojnë përgjegjësinë e ndërsjellë për kryerjen e detyrave të Odës;
  • Kryejnë me rregull pagesën mbi anëtarësimin në Odë.

 

Publikuar më 10.01.2018