KUVENDI I OEK

Kuvendi i OEK-ut përbëhet nga përfaqësuesit e anëtarëve në pajtim me rregullat për procedurën e zgjedhjeve, që janë përcaktuar në ligjin mbi OEK-un dhe në statutin e OEK-ut. Kuvendi i Odës Ekonomike të Kosovës zgjidhet për një mandat 4 vjeçar. Anëtarët e kuvendit mund të zgjidhen sërish pas skadimit të mandatit edhe për një mandat tjetër. Për kryerjen e disa punëve të caktuara nga fushëveprimi i vet, kuvendi mund të formojë trupa punues të përhershëm ose të përkohshëm.

Kuvendi i OEK-ut ka këto kompetenca:

  1. Miraton Statutin e OEK-ut, ndryshimet dhe plotësimet e tij;
  2. Zgjedhë kryetarin e OEK-ut;
  3. Zgjedhë këshillin drejtues të OEK-ut;
  4. Zgjedhë sekretarin e përgjithshëm të OEK-ut;
  5. Harton dhe miraton programin afatmesëm dhe afatgjatë të punës, programin financiar dhe raportet për realizimin e tyre;
  6. Përcakton përqindjen e kuotës së anëtarësisë dhe vendosë për shpërndarjen e mjeteve financiare për nevojat e punës së OEK-ut në nivel qendror si dhe në shkallë shoqatash të degëve dhe njësive rajonale;
  7. Emëron kryetarin dhe arbitrit e arbitrazhit të përhershëm, dhe gjykatësit e Gjykatës së Nderit;
  8. Aprovon rregullat për punën e arbitrazhit të përhershëm dhe të Gjykatës së Nderit;
  9. Vendosë për çështje të tjera në pajtim me ligjin dhe statutin e OEK-ut. Kuvendi i OEK-ut mblidhet së paku dy herë në vit të cilin e fton kryetari i OEK-ut.

SHKARKO