Oda Ekonomike e Kosoves

August 6, 2024

Themelohet Departamenti i Shëndetësisë në OEK

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Asociacionin e Spitaleve Private, ka nënshkruar Marrëveshje bashkëpunimi me të cilën themelohet Departamenti i Shëndetësisë në Odën Ekonomike të Kosovës, që ka për qëllim të kontribuojë drejt zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit shëndetësor në Kosovë.
 
Ky bashkëpunim synon që të ndërtojë Strategjinë për mbështetjen e sektorit privat shëndetësor, si the të thellojë bashkëpunimin me institucionet gjegjëse, gjithnjë në të mirën e qyetarëve të Kosovës.
 
Kryetari Rafuna u shpreh i kënaqur që OEK hap edhe një degë të re.
“Ky Departament i ri në OEK zgjeron fushëveprimin tonë dhe është një vlerë e shtuar për Odën Ekonomike. Është një mundësi e madhe për institucionet shtetërore që të pranojnë propozimet profesionale, konkrete, në fushën e politikë-bërjes, e që do të ndikojnë në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë në përgjithësi në Kosovë”, u shpreh ai.

ME SHUME

EUROPE
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen
FM
Oda Ekonomike e Kosovës takohet me FMN-në për të diskutuar mbi ekonominë, investimet e huaja dhe rolin e diasporës
BIZNESET
Tryezë e diskutimit e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) - diskutim mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)
sHSKURT
Me 27 shkurt, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizoi një takim të rëndësishëm, ku u diskutua një nga çështjet kyçe për ekonominë dhe të ardhmen mjedisore të Kosovës – Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).