Oda Ekonomike e Kosoves

17 March, 2025

Tryezë e diskutimit e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) - diskutim mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)

Në këtë takim, ku morën pjesë:
  • Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna
  • Udhëheqësi i Bordit të ZRrE-së, z. Ymer Fejzullahu
  • Përfaqësues të bizneseve të Republikës së Kosovës
Diskutuam mbi zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë në njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për hapjen e tregut të energjisë elektrike. Ky takim pati për qëllim informimin e bizneseve mbi ndryshimet e reja, ndikimin e tyre në operacionet dhe kostot e bizneseve, si dhe mundësitë që ofron tregu i energjisë.
Komuniteti i biznesit si sfidë kryesore e kishte afatin e shkurtër për kalimin në treg të hapur, sidomos sektori i prodhimit.
Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të kuptuar më thellë zhvillimet dhe për të diskutuar shqetësimet e bizneseve lidhur me zhvillimet e fundit në këtë sektor.
Falenderojmë udhëheqësin e Bordit të ZRrE-së z. Ymer Fejzullahu për gatishmërinë për t’u përgjigjur në të gjitha pyetjet e bizneseve të pranishme në takim.

ME SHUME

WOLT
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë ndërkombëtare Wolt
486598089_1077876024377484_6784646865098060989_n
WB6-EU Business Platform në Bruksel – Sektori Privat në Qendër të Diskutimeve
486598089_1077876024377484_6784646865098060989_n
Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimi në tregun evropian
embassy
Kryetari Rafuna sot takoi Ambasadorin Luxembourgut ne Kosovë, z. Eric Dietz.