Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Forumit Investim të Odave të Ballkanit perëndimor CIF WB6 z. Lulzim Rafuna, mirëpriti delegacionin e nderuar të udhëhequr nga znj. Hille Henebry nga Banka Gjermane për Zhvillim KFW. Ky takim i rëndësishëm u përqendrua në përpjekjet tona të përbashkëta përmes Fondit të Sfidës Rajonale (RCF), një nismë kyçe në rajonin e Ballkanit perëndimor që synon të forcojë zhvillimin e arsimit dhe aftësive në të gjithë Ballkanin.
Banka Gjermane për Zhvillim KFW ka treguar angazhim të palëkundur për të avancuar aktivitetet tona të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së CIF si mekanizmi i vetëm në rajon. Diskutimet u përqendruan në përforcimin e partneritetit tonë për të shtuar iniciativat arsimore dhe trajnimin profesional, të cilat janë thelbësore për të nxitur zhvillimin rajonal dhe rritjen ekonomike.
Mbështetja e vazhdueshme e KFW do të jetë jetike në zgjerimin e aktiviteteve të Qendrës së Rajonale Ballkanike të Trajnimit dhe Certifikimit. Kjo qendër paraqet një hap të madh përpara në standardizimin e trajnimeve dhe certifikimeve në industri kyçe nëpër vendet tona.
Së bashku , të përkushtuar për të zhvilluar një rrugë të qëndrueshme për mbështetje dhe investime të vazhdueshme në kapitalin njerëzor të Ballkanit, duke siguruar që forca jonë punëtore është e pajisur për kërkesat e ardhshme. Jemi të emocionuar për mundësitë që mbart ky partneritet dhe me padurim presim të shohim rezultatet pozitive nga përpjekjet tona të përbashkëta për të rritur bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal.