Oda Ekonomike e Kosoves

August 9, 2024

Vizita e kryetarit Rafuna në Qumështorja Vita në Istog

Vizita e kryetarit Rafuna në Qumështorja Vita në Istog
“Ishte kënaqësi ta vizitoja Qumështorja Vita në Istog, që ta shoh nga afër procesin e prodhimit të produkteve të qumështit, një kompani me investim të madh në teknologjinë më moderne, ku i tërë procesi i prodhimit ishte i automatizuar me një kontroll të kualitetit shumë strikt, që ndikojë në prodhimin e produkteve shumë kualitative, të cilat eksportohen në shumë vende të BE, të çertifikuara me të gjitha standardet evropiane.” tha kryetari Rafuna.
Këto produkte janë në konkurencë me produkte të BE që prodhohen në më shumë se 100 vite, dhe janë ambasadori më i mirë i shtetit tonë.
Kjo kompani jo vetëm që ju ndihmon 210 punëtorëve të punësuar në fabrikë, por edhe shumë fermerëve që janë kontraktor dhe nënkontrator të kompanisë.
OEK falenderon Qumështorja Vita për mbështetjen gjatë tërë këtyre viteve si anëtar besnik dhe me kontribut të madh.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!