Sot, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Rafuna, realizoi një vizitë tek kompania EUROFOOD, një nga liderët e industrisë ushqimore në vend, me 700 të punësuar, me pronar z. Daut Ese. Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të industrisë ushqimore, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe sfidat që hasen nga bizneset në këtë sektor.
Vizita e Kryetarit të OEK-së është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbështetje dhe përmirësim të kushteve për bizneset kosovare, si dhe për promovimin e bashkëpunimit mes sektorëve publik dhe privat.