Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, realizoi sot një vizitë në kompaninë ADLER, e cila drejtohet nga z. Ergin Xhigoli.
Gjatë vizitës, u vlerësua lartë puna, përkushtimi dhe inovacioni që kjo kompani po sjell në sektorin e saj, duke dëshmuar se suksesi në biznes është i mundur edhe në vendin tonë.
ADLER është një shembull frymëzues i sipërmarrjes kosovare, që jo vetëm që kontribuon në zhvillimin ekonomik, por edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e standardeve profesionale.
OEK do të vazhdojë të mbështesë biznese si ADLER në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe suksesit ndërkombëtar.