Oda Ekonomike e Kosoves

27 March, 2025

WB6-EU Business Platform në Bruksel – Sektori Privat në Qendër të Diskutimeve

Në sesionin e dytë të WB6-EU Business Platform në Bruksel, të udhëhequr nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, po marrin pjesë edhe biznese nga Kosova.
Diskutimet janë fokusuar në çështje kyçe për zhvillimin e sektorit privat, duke përfshirë:
✅ Tregtinë e mallrave dhe shërbimeve – sfidat dhe mundësitë për integrimin më të mirë rajonal dhe europian;
✅ Qasjen në financa dhe investime – mekanizmat për të përmirësuar financimin e bizneseve dhe tërheqjen e investimeve;
✅ Tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin – rrugët për një ekonomi më të qëndrueshme dhe inovative.
Kjo platformë ofron një mundësi të rëndësishme për bizneset nga Ballkani Perëndimor që të ndajnë përvoja, të krijojnë rrjete bashkëpunimi dhe të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Bashkimin Europian.

ME SHUME

WOLT
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë ndërkombëtare Wolt
486598089_1077876024377484_6784646865098060989_n
Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimi në tregun evropian
embassy
Kryetari Rafuna sot takoi Ambasadorin Luxembourgut ne Kosovë, z. Eric Dietz.
REAGIM
Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë që në emër të interesit publik dhe bazuar në kompetencat e tij ligjore e kushtetuese, të iniciojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e vendimit të ZRrE-së për një periudhë kohore prej të paktën një viti.