THIRRJE PËR APLIKIM PËR NVMV-të NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR DIGJITALIZIM OEK - ITP

THIRRJE PËR APLIKIM PËR NVMV-të NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR DIGJITALIZIM OEK - ITP

Oda Ekonomke e Kosovës(OEK) në bashkëpunim me Parkun për Inovacion dhe Trajnim (ITP) Prizren kanë hyrë në partneritet që ka për qëllm rritjen e konkurrueshëmërisë së sektorit privat përmes transformimit digjital. Ky partneritet vjen si vazhdimësi e partneritetit strategjik me GIZ Kosova mbështetur nga Qeveria Gjermane në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit.

Komponenti kryesor i këtij partneriteti në mes OEK dhe ITP është krijimi i strategjive digjitale për NVM-të Kosovare. Në kuadër të këtij partneriteti, OEK do të angazhojë Konsulentë Digjital të Certifikuar të specializuar në tre module për të ju shërbyer nevojave të kompanive duke ofruar për kompanitë:

  1. Analizën e detajuar të ekspertëve
  2. Zhvillimin e strategjisë digjitale

 

Shërbimet e ofruara

 

NMVM-ve të përzgjedhura do t’u ofrohen këto shërbime:

  • Analiza e ekspertëve  (2 ditë angazhim dhe bashkëpunim në mes të konsulentit dhe kompanisë) – Në këtë fazë konsulenti digjital do të vizitoj kompaninë dhe vlerësoj stituaten aktuale lidhur me nevojat e digjitalizimit dhe përdorimin e mjeteve digjitale. Konsulenti do të monitoroj nga afër kompaninë dhe do të intervistojë drejtorët apo punëtorët për të parë se cili departament ose proces ka nevojë për transformim dhe në cilën fushë nevojitet digjitalizimi.
  • Zhvillimi i strategjisë digjitale (e përshtatur me nevojat specifike të kompanisë)

Të gjitha profilet e konsulentëve të cilet do bëjnë analizën e ekspertëve dhe zhvillimin e strategjive digjtiale janë të përfshira në faqen e Qendrës për Transformim Digjital, përmes së cilës mund të merrni të gjitha informatat rreth projektit.


Kush mund të aplikojë

 

Të gjitha NMVM-të e interesuara nga sektori i prodhimit, agrobiznesit apo shërbimeve mund të aplikojnë për ti përfituar këto shërbime përmes webfaqes të Qendrës për Transformim Digjital (në kuadër të OEK) www.dtoek.org apo duke dërguar dokumentet e nevojshme në dt@oek-kcc.org  deri më 27.06.2021.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim

 

  • Certifikata e regjistrimit
  • Formulari për aplikim
  • Qarkullimi vjetor nga ATK për 2020, 2019*
  • Lista e të punësuarve*
  • Dokumente tjera relevante për eksport*

*të rekomandueshme por opsionale

 

Afati i fundit për aplikim është: 27.06.2021

 

Kriteret e vlerësimit:

 

 

Kriteret

Vlerësimi (1 deri në 5)

Komentet

Madhësia e kompanisë dhe sektori ku operon

 

 

Numri i të punësuarve

 

 

Eksporti dhe konkurrueshmëria

 

 

Rritja e punësimit, qarkullimit dhe ndërlidhja e këtyre indikatorëve me digjitalizim

 

 

Total

 

 

 

Kompanitë e përzgjedhura do të  përfshihen në projektin e OEK – ITP sipas kohëzgjatjes së projektit duke ju mundësuar shërbimet e lartpërmendura. Kompania duhet të ndaj kohën për angazhim me konsulentin me qëllim të kryerjes së shërbimeve të ofruara.

Ankesat

 

Secili aplikues ka të drejtë ankese të cilën mund ta drejtoj tek dt@oek-kcc.org brenda 5 dite pas pranimit të përgjigjes në lidhje me rezultatin e përzgjedhjes.

Shkarkoni thirrjen për aplikim dhe aplikacionin.

 

Publikuar më 11.06.2021