Njoftim

Njoftim

Njoftim

Oda Ekonomike e Kosovës njofton të gjithë kandidatët e interesuar se ka hapur Konkursin për aplikim në trajnimin “Vlerësues i patundshmërive”. Trajnimi ka për  qëllim përgatitjen e kandidatëve në fushën e Vlerësimit të patundshmërive dhe përmban katër module me gjithësej 120 orë.

 Modulet:

I Vlerësimi i pronave të paluajtshme duke u bazuar në ligjet dhe rregullat në fuqi në Republiken e Kosovës;

II Organizimi dhe menaxhimi i të gjitha veprimeve në punë;

III Analiza, krahasimi dhe përpunimi i raporteve të qarkullimit të patundshmërive;

IV Menaxhimi i vlerësimeve dhe përgatitja e dosjeve/raporteve të vlerësimit.

Kriteret për regjistrim (para fillimit të trajnimit)

Trajnimi është dizajnuar për kandidatë që posedojnë diploma universitare nga këto njësi akademike: Matematikë, Gjeodezi, Ndërtimtari, Arkitekturë, Ekonomi, Juridik, Bujqësi dhe Pylltari.

 

Aplikimi për trajnim mund të bëhet online përmes link-ut të mëposhtëm:

https://forms.gle/eVGnDxU82M8TfPJ4A 

Publikuar më 23.11.2021