Kryetari Rafuna së bashku me Ambasadoren e Maltës për Kosovë Juliana Scerri Ferrante vizituan repartet e „Prince Caffe“ në Pejë

Kryetari Rafuna së bashku me Ambasadoren e Maltës për Kosovë Juliana Scerri Ferrante vizituan repartet e „Prince Caffe“ në Pejë

Së bashku me Ambasadoren e Maltës për Kosovë, Juliana Scerri Ferrante, sot vizituam repartet e „Prince Caffe“ në Pejë, prodhuesin më të madh të kafes në vendin tonë, e ku u informuam për së afërmi për punën, sukseset e sfidat e kësaj kompanie prezente në 25 vende në botë.

Përvoja e „Prince Caffe“ dhe suksesi në depërtimin në tregjet e mëdha, ndonëse vjen nga një vend i vogël, janë shembull për kompanitë e çdo vendi të vogël e që synon tregun botëror.

Publikuar më 16.09.2022