Trajnim dhe Certifikim për Menaxher nga WIFI Austria dhe Takime B2B në Austri

Trajnim dhe Certifikim për Menaxher nga WIFI Austria dhe Takime B2B në Austri

Subjekt: Trajnim dhe Certifikim për Menaxher nga WIFI Austria dhe Takime B2B në Austri

Të nderuar ndërmarrës,

Ju njoftojmë se ODA EKONOMIKE E KOSOVËS në bashkëpunim me partnerin e vet Austriak WIFI International Know How Transfer (IKT) organizon Trajnime Profesionale me ekspertë ndërkombëtar dhe takime afariste (B2B) në Vjenë

Trajnimi do të zhvillohet si në vijim:

Aktiviteti

Koha

Marketingu ndërkombëtar, Komunikimi në biznes dhe vetë organizimi                                             

03.11 - 05.11.2022

Risku i shitjeve dhe investimeve dhe analiza e planit të biznesit

14.11 - 16.11.2022

Certifikimi nga dy modulet e lartpërmendura

             16.11.2022

Vizita në Austri ( Takime B2B )

05.12 - 08.12.2022

SI TË APLIKONI?

Aplikimin mund ta bëni online përmes: https://bit.ly/OEK-WIFI--Aplikoketu

ÇMIMI

I tërë programi kushton vetëm 610 Euro (6 ditë seminare = shpenzimet e trajnimeve, organizimet dhe materialet e përkthyera në gjuhën shqipe, provimi, certifikimi, përkthimi simultan, shpenzimet e Hotelit në Vjenë, udhëtimi Aeroport – Hotel, Hotel - kompani  etj ). Shpenzimet e udhëtimit Kosovë – Austri i bartin vijuesit e Seminarit.

TË DHËNAT TJERA

Vizita në Austri ka për qëllim vënien e kontakteve në mes të afaristëve Kosovar dhe  Austriak në fushat ku ekziston interesi i dyanshëm, shkëmbimi i përvojave apo edhe krijimi i mundësive për biznese të reja.

Organizimin e takimeve B2B e merr përsipër partneri ynë nga Austria/International Know- How Transfer (IKT) në  bashkëpunim me Odën Ekonomike të Austrisë. Takimet organizohen në bazë të kërkesave dhe ofertave që kanë ndërmarrjet Kosovare dhe Austriake. 

Pas përfundimit të trajnimeve në Prishtinë, të gjithë vijuesit do ti nënshtrohen një provimi, i cili ka të bëjë me paraqitjen e dy seminareve të lartpërmendura. Të gjithë ata që e japin provimin do të pajisen me diploma (nga WIFI dhe OEK) të cilat janë të vlefshme në të gjitha vendet e Evropës.

Për pyetje shtesë, Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në çdo kohë, në nr. e tel. 045 671 444

Publikuar më 13.10.2022