Publikimet

Publikimet

Oda Ekonomike e Kosovës, si organizatë jo qeveritare dhe jo fitimprurëse, synon edhe më tutje të fuqizojë fushën e hulumtimeve, vecanërisht ato që ndërlidhen me aspektin e zhvillimit ekonomik, duke konsideruar edhe raportin e progresit të Komisionit Evropian i cili vazhdimisht thekson mungesën e statistikave ekonomike në vend. Indikatori i konfidencës së biznesit në Kosovë i publikuar në baza të rregullta tremujore është referencë të cilën vazhdimisht e marrin Instituti IFO i Gjermnanisë për krahasim të ekonomisë tonë, ndërsa “Bottleneck” identifikon barrierat e të bërit biznes në vendin tonë që nga fillim viti i 2014 në baza vjetore, duke ranguar top 10 barrierat e të bërit biznes në Kosovë, pasuar nga dimensionionet e ambientit të përgjithshëm ekonomik, dimensioni administrativ dhe rregullativ, dimensioni infrastrukturor dhe i kushteve të përgjithshme, dhe dimensioni i barrierave të brendshme të sektorit (kompanive).

 

Ky raport, ofron mundësinë e identifikimit të fyteve të ngushta të ekonomisë sonë, si rezultat i së cilave OEK-u gjatë vitit 2017 ka organizuar 4 konferenca/debate në tematikat si: energji, fuqinë punëtore, ligjin e punës dhe aspektin gjinor, pakon fiskale, etj.