Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Departamenti për Analiza dhe Komunikim Strategjik

Misioni
Misioni i Departamentit për Analiza dhe Komunikim Strategjik në kuadër të Odes Ekonomike të Kosovës, është t’i ofrojë Odes Ekonomike të Kosovës dhe partnerëve të saj analiza cilësore, duke kryer hulumtime të ndryshme me bizneset dhe në këtë formë duke marrur njohuritë më të mira dhe më të reja mbi klimen e të bërit biznes në Kosovë. Këto hulumtime dhe analiza do të kryhen sipas përvojave më të përparuara ndërkombëtare dhe vendore dhe duke synuar cilësinë dhe standartet e larta çdo herë.

DASK drejtohet nga udhëheqësi i departamentit me status të drejtorit, që i përgjigjet Kryetarit të OEK. Kryen mbikëqyerjen dhe zbatimin e veprimeve, aktivitete rreth analizave dhe hulumtimeve të ndryshme që janë në interes të OEK. Mbështet dhe bashkëpunon me institucionet e linjës në aktivitetet e hulumtimeve dhe analizave. Është përgjegjes për menaxhimin e procesit të hulumtimeve dhe analizave të OEK. Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të OEK me qëllim të zbatimit të strategjisë, implementimit të projekteve të ndryshme dhe zhvillimit të hulumtimeve dhe analizave të ndryshme.

Në kuadër të departamentit janë Zyra për analiza ekonomik, Zyra për perkrahje dhe zhvillim digjital ndaj shoqatave dhe bizneseve anëtare dhe Zyra per ekonomi qarkore.



Zyra për analiza ekonomike

Zyra për analiza ekonomike drejtohet nga udhëheqësi i zyrës me status të zyrtarit, që i përgjigjet Drejtorit te DASK-se.

Kjo zyre është përgjegjëse për:

  • Kryerjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe strukturimin e analizave ekonomike;
  • Kryerjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me hulumtimin dhe strukturimin e analizave sektoriale;
  • Sigurimi i të dhënave dhe analizave për të mbështetur programet/aktivitet e OEK;
  • Perpilon dhe përgatit raportet e hulumtimeve të ndryshme;

Zyra për përkrahje dhe zhvillim digjital ndaj shoqatave dhe bizneseve anëtare

Zyra për përkrahje dhe zhvillim digjital ndaj shoqatave dhe bizneseve anëtare drejtohet nga udhëheqësi i zyres me status të zyrtarit, që i pergjigjet Drejtorit të DASK-së.

Kjo zyre është përgjegjëse për:

  • Përkrahje për digjitalizim të bizneseve anëtare të OEK;
  • Përkrahje për digjitalizim të shoqatave të OEK;
  • Sigurimi i të dhënave dhe analizave për nevojën e anëtarëve të OEK në fushën e digjitalizimit;
  • Përpilon dhe përgatit raportet e hulumtimeve të ndryshme për nevojën e bizneseve anëtare dhe jo-anëtare të OEK në fushën e digjitalizimit;



Zyra për ekonomi qarkore

Zyra për përkrahje dhe zhvillim digjital ndaj shoqatave dhe bizneseve anëtarë drejtohet nga udhëheqësi i zyrës me status të zyrtarit, që i përgjigjet Drejtorit të DASK-së.

Kjo zyre është përgjegjëse për:

  • Promovimi i ekonomisë qarkore tek anëtarët dhe shoqatat e OEK;
  • Përfaqësimi i OEK në takimet dhe projektet që lidhen me ekonomin qarkore;
  • Sigurimi i të dhënave dhe analizave që lidhen me ekonomin qarkore;
  • Përpilon dhe përgatit raportet e hulumtimeve të ndryshme që lidhen me ekonomin qarkore;



ME SHUME

Historia e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit
Kodi i Etikes per Arbitra
Shërbimet
Lajmet