Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Departamenti për Njësi Rajonale dhe Panaire

Misioni

Misioni i Departamentit për Njësisë Rajonale dhe panaire në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, është t’i ofrojë Bizneseve të Kosovës shërbime në interes të tyre, të loboj për sukseset e bizneseve të Kosovës dhe të shqyrtojë sfidat që ndërmarrjet hasin gjatë ciklit të tyre jetësor duke u adresuar në institucionet përkatëse. Zyrtarët e këtij departamenti rajonal ofrojnë mundësine e anëtarsimit në OEK duke i njoftuar me informatat e nevojshme Bizneset që interesohen të anëtarsohen në Oek.

 

Organizimi i Departamentit për Njësisë Rajonale dhe panaire

Në përputhje me organogramin e OEK-ut, të miratuar më 30.12.2022, është themeluar edhe Departamenti për Njësisë Rajonale dhe panaire.

Ky Departament përbëhet nga 7 (shtatë) zyre rajonale: Zyra rajonale Prizren, Zyra rajonale Peje, Zyra rajonale Mitrovicë, Zyra rajonale Gjilan, Zyra rajonale Gjakovë, Zyra rajonale Ferizaj dhe Zyra në Prishtinë.

 

Departmentit për Njësisë Rajonale dhe panaire

Departmentit për Njësi Rajonale dhe panaire drejtohet nga udhëheqësi i departamentit me status të drejtorit, që i përgjigjet Kryetarit të OEK. Kryen mbikëqyerjen dhe zbatimin e veprimeve, aktivitete të ndryshme që janë në interes të OEK. Mbështet dhe bashkëpunon me institucionet e linjës në aktivitetet e OEK-ut. Është përgjegjes për menaxhimin e staffit rajonal  të OEK. Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të OEK.

Departmentit për Njësisë Rajonale dhe panaire udhëhiqet nga Drejtori Samir Lleshi

 

Kjo zyre është përgjegjëse të:

  • Të koordinoj aktivitetin e Njësisë Rajonale (NJR).
  • Të promovojë shërbimet e OEK-ut në nivel të njësive Rajonale
  • Të bashkëpunoj me Kryetarin e Këshillit drejtues të Njësisë rajonale.
  • Të realizoj aktivitetin e Njësisë rajonale.
  • Të kontribuoj në mirëmbajtjen dhe rritjen e anëtarësisë.
  • Të inicojë dhe shqyrtojë çështje që kanë të bëjnë me aktivitetet e Odës, me qëllim të përmirësimit
  • Të monitorojë zbatimin e iniciativave të iniciuara nga Deparatmentet brenda OEK-ut në Njësinë rajonale;
  • Të merr pjesë në organizimin e seancave dëgjimore publike në zonën e Njësisë rajonale, për propozim-ligje dhe rregullore të tjera me rëndësi për ekonominë, si dhe për masat e propozuara të politikës ekonomike;
  • Të studiojë çështjet që kanë të bëjnë me degët ekonomike të përfaqësuara në Njësinë Rajonale, monitorojnë dukuritë e rëndësishme për jetën ekonomike në zonën e Njësisë Rajonale dhe vlerësojnë ndikimin e tyre në ekonominë e rajonit dhe të Republikës së Kosovës.
  • Të inkurajojë bashkëpunimin e biznesit dhe rrjetëzimin e bizneseve të biznesmenëve të Njësisë Rajonale.
  • Të merr pjesë në organizimin e tubimeve dhe ngjarjeve të biznesit lokal, rajonal dhe ndërkufitar;
  • Të kryejë një analizë periodike të nevojave të ekonomisë për shërbime dhe të ndërmarrë nisma për përmirësimin e shërbimeve ekzistuese dhe zhvillimin e shërbimeve të reja, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e biznesmenëve;
  • Të bashkëpunojë me organet e qeverisjes vendore, pra kryeqytetin, për përcaktimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore të komunave dhe brenda rajonit të Njësisë Rajonale.
  • T’u ofrojë anëtarëve të OEK-ut dhe bizneseve informacione në kohë dhe me cilësi të lartë;

 

Zyra për Panaire

  • Kryerjen e aktiviteteve që kanë të bëjnë me hulumtimin e kërkesave për vizita në panaire sektoriale të anëtarëve të OEK-ut;
  • Promovimi i Panaireve në organizim të OEK-ut dhe atyre ndërkombëtare për biznes dhe zhvillim.

 

ME SHUME

Departamenti për Projekte, Export, dhe Investime të huaja
Departamenti për Aftësim Profesional
Departamenti për Administratë
Departamenti për Analiza dhe Komunikim Strategjik