Oda Ekonomike e Kosoves

March 29, 2024

Dumnica Group anëtar PATRON në OEK

Dumnica Group operon në sektorin e ndërtimit prej 35 vitesh dhe i ofron tregut kosovar një koncept të ri dhe bashkëkohor duke realizuar rezidenca banimi, qendra biznesi dhe objekte industriale. Implementimi i inovacioneve të fundit në projektim dhe zbatimi i teknologjisë më të lartë garantojnë rezultate të cilësisë së lartë për sot dhe për të ardhmen.
Fillimet e Dumnica Group datojnë në vitin 1989 me historik dhe eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit.
Sot, pas 35 vitesh eksperiencë, Dumnica Group njihet në treg si lider në cilësinë e ndërtimit dhe arkitekturë bashkohore, prova më e mirë për të konfirmuar këtë, janë të projektet tona në proces dhe ato të përfunduara.
Vizioni ynë është ai i një kompanie të suksesshme, që operon me dinjitet dhe ndershmëri për realizimin e veprave të reja madhore në panoramën urbanistike kosovare, ku përmes cilësisë dhe seriozitetit kompania sjell në treg produkte unike në sektorin e ndërtimit.

ME SHUME

EUROPE
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen
FM
Oda Ekonomike e Kosovës takohet me FMN-në për të diskutuar mbi ekonominë, investimet e huaja dhe rolin e diasporës
BIZNESET
Tryezë e diskutimit e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) - diskutim mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)
sHSKURT
Me 27 shkurt, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizoi një takim të rëndësishëm, ku u diskutua një nga çështjet kyçe për ekonominë dhe të ardhmen mjedisore të Kosovës – Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).