Ju njoftojmë se Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnimin/certifikimin për “Ekspert i sigurisë dhe shëndetit në punë”. Qëllimi i trajnimit është të përgatisë kandidatët me njohuri dhe aftësi për Ekspertë të Sigurisë & Shëndetit në Punë. Trajnimi gjithsej përmban 150 orë, 120 orë teori dhe 30 orë praktikë.
MODULET E TRAJNIMIT:
Sistemi themelor i SSHP-së dhe kërkesat ligjore, mbikëqyrja shtetërore;
Grupet e faktorëve të riskut në vendin e punës dhe aktet përkatëse ligjore;
Faktorët e riskut të lidhur me lëndimet traumatike); – Faktorët e riskut fizik;
Faktorët e riskut të kimikateve dhe pluhurit; – Faktorët e riskut ergonomik;
Faktorët e riskut biologjik;
Faktorët e riskut psiko-social;
Parandalimi i faktorëve të riskut në vendin e punës;
Vlerësimi i riskut në vendin e punës;
Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale;
Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave;
Marrëdhëniet ligjore të punës;
Kërkesat specifike të SSHP-së për industritë me risk të lartë;
Inspektimi në vendin e punës;
Punë praktike.
Kandidatët e interesuar për t’u certifikuar si ekspert për sigurinë dhe shëndetin në punë, duhet të plotesojnë kushtet dhe kriteret e mëposhtme:
Kandidati kа një diplomë universiteti në shkencat teknike, biologji, kimi, fizikë, juridik, psikologji, mjekësi dhe fusha të tjera të ngjashme.
Kandidati me kualifikime nga shkencat teknike duhet të ketë së paku një (1) vit përvojë pune në sigurinë dhe shëndetin në punë, ose së paku dy (2) vite përvojë pune të përgjithshme.
Kandidati nga fushat e tjera duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë në sigurinë dhe shëndetin në punë, ose së paku pesë (5) vite përvojë pune të përgjithshme.
📍 Vendi i mbajtjes së trajnimit: Oda Ekonomike e Kosovës
💰 Çmimi: 450 Euro për person (10% zbritje për kompanitë anëtare të OEK).
Si të aplikoni? Të interesuarit mund të aplikojnë online përmes këtij linku: https://forms.office.com/e/r9w9BCRvxi
📅Trajnimi fillon me rastin e formimit të grupit.
⚠ Vendet janë të limituara – sapo të plotësohet grupi, aplikimi do të mbyllet.
ME SHUME