Oda Ekonomike e Kosoves

April 26, 2024

Fondi Rajonal i Sfidave mundësi e jashtëzakonshme për grante - 5 shkolla nga Kosova fitojnë grant afër 2.2 milion Euro

Sot u organizua Ceremonia e Tretë Kombëtare e Dhënies së Granteve të Fondit të Sfidës Rajonale (RCF) për vitin 2024. Kjo ceremoni shënon kulmin e thirrjes së tretë të Fondit të Sfidës Rajonale (RCF), një nismë inovative e mbështetur nga më shumë se 64.43 milionë euro nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, së bashku me kontribute të rëndësishme nga Qeveria Zvicerane. E menaxhuar nga Banka e Zhvillimit KfW në bashkëpunim me Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor 6, të Fondi i Sfidës Rajonale (RCF) është bërë një katalizator për rritjen e konkurrencës së bizneseve në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke na afruar më shumë me standardet e tregut të përbashkët Evropian
“Sot, ne po festojmë përzgjedhjen e 35 projekteve fituese në të gjithë Ballkanin perëndimor, me pesë projekte inovative nga Kosova që marrin rreth 2.2 milionë euro për të investuar në pajisje dhe infrastrukturë të avancuar trajnuese. Këto projekte theksojnë një model të suksesshëm partneriteti midis institucioneve edukative dhe trajnuese si dhe ndërmarrjeve, të cilat kanë për synim adresimin e nevojave urgjente për aftësi të ekonomisë sonë. Është një nder i madh që sot të përfaqësoj Odën Ekonomike të Kosovës në këtë ngjarje madhore—Ceremonia e Tretë Kombëtare e Dhënies së Granteve të Fondit të Sfidës Rajonale (RCF) për vitin 2024. Ne jemi mbledhur këtu, jo vetëm për të festuar arritjet e prekshme të përpjekjeve tona të përbashkëta, por edhe për të riaformuar angazhimin tonë për të nxitur një fuqi punëtore të aftë, që është shtylla kryesore e zhvilllimit të një ndërmarrje dhe prosperitetit ekonomik të qëndrueshëm” tha Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim ndërkombëtar.

ME SHUME

EUROPE
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen
FM
Oda Ekonomike e Kosovës takohet me FMN-në për të diskutuar mbi ekonominë, investimet e huaja dhe rolin e diasporës
BIZNESET
Tryezë e diskutimit e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) - diskutim mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)
sHSKURT
Me 27 shkurt, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizoi një takim të rëndësishëm, ku u diskutua një nga çështjet kyçe për ekonominë dhe të ardhmen mjedisore të Kosovës – Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).