Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mori pjesë në ngjarjen e rrjetëzimit të organizuar nga Oda Zejtare e Shtutgartit, ku theksoi rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kryetari Rafuna njoftoi krijimin e një zyre të dedikuar për mbështetjen e diasporës kosovare, për të forcuar lidhjet ekonomike dhe bizneset jashtë vendit.
Gjatë takimit bilateral me Drejtorin e Odës Zejtare të Shtutgartit, Peter Friedrich, u bisedua në lidhje me bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe zbatimin e projekteve, të cilat do të ndikonin në përmirësimin e shërbimeve ndaj bizneseve në Kosovë dhe Gjermani.
Gjithashtu, z. Rafuna theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së bizneseve kosovare në Panairin Ndërkombëtar AMB Stuttgart, duke e cilësuar atë një mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e metalurgjisë dhe inovacionit.
Pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në këtë panair e ka mundësuar pikërisht ky bashkëpunim i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Zejtare të Shtutgartit.
Këtë ngjarje e nderuan me pjesëmarrje, përfaqësues nga Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, udhëhequr nga Ministrja znj. Gërvalla, Zyra e Kryeministrit e përfaqësuar nga znj. Fllanza Podrimja, Johannes Jung, Drejtor i Departamentit të Strategjisë, Ligjit Ekonomik, Tregtisë së Jashtme dhe Evropës, Ministria e Ekonomisë, Punës dhe Turizmit të Baden-Württemberg dhe natyrisht nikoqiri i ngjarjes Peter Friedrich, Drejtor i Odës Zejtare të Shtutgartit.