Oda Ekonomike e Kosoves

6 May, 2025

Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive

Shtrenjtimi i rrymës, bizneset drejt falimentimit
Shtrenjtimi i energjisë elektrike po paralajmërohet se do të sjellë krizë ekonomike në sektorin privat. Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar se bizneset do të shkojnë drejt falimentimit nëse nga qershori hyn në fuqi vendimi për daljen e tyre në tregun e lirë të energjisë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, duke folur në emisionin ‘INFO PLUS’ në RTK për këtë temë, tha se politika nuk është duke u marrë me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por as me daljen e bizneseve në tregun e hapur. “Këto 10 ditë kam vizituar shumë biznese, por kemi pasur edhe shumë thirrje nga biznese të ndryshme për të parë se çfarë është duke ndodhur,” tha ai.
Rafuna theksoi se një rritje prej 16.1 përqind për bizneset që kanë më pak se 50 të punësuar ose kanë qarkullim më pak se 10 milionë euro, është një rritje shumë e madhe që nuk mund ta përballojnë, pasi bëhet fjalë për biznese të vogla.
“Disa prej tyre janë ende në hapat e parë të zhvillimit dhe nuk kanë mundësi financiare për të përballuar një rritje të tillë, sidomos kur mungon ndihma apo subvencionimi nga institucionet qendrore,” shtoi ai.
Një tjetër shqetësim, sipas Kryetarit Rafuna, që mund të çojë në falimentimin e bizneseve, është edhe dalja e tyre në tregun e lirë nga 1 qershori, në veçanti për bizneset që kanë mbi 50 të punësuar.
“Numri i këtyre bizneseve është rreth 2,000 sipas të dhënave që kemi nga Administrata Tatimore e Kosovës. Ofertat që kanë ardhur këto ditë nga anëtarët e Odës Ekonomike sillen rreth 225% më të larta sesa çmimi aktual i energjisë. Një biznes që e kishim sot në Odën Ekonomike të Kosovës ka paguar deri më tani 240 mijë euro për energji elektrike në muaj, ndërsa pas ofertës së re, çmimi i shkon në 750 mijë euro për një muaj,” deklaroi ai.
Sipas Kryetarit Rafuna, të gjithë sektorët janë të prekur nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, veçanërisht ai i prodhimit. “Përveç prodhimit, edhe sektori i shërbimeve dhe të gjithë sektorët e tjerë do të afektohen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Të gjithë këta sektorë alarmojnë se një rritje e tillë e çmimit të energjisë elektrike pas 1 qershorit nuk do të mund të përballohet dhe do të shkojnë drejt falimentimit,” tha ndër të tjera Rafuna.

ME SHUME

konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!
494579429_1107939728037780_8734473607855007453_n
Vizitë e Kryetarit të OEK tek Kompania EUROFOOD