Oda Ekonomike e Kosoves

Feb 15, 2024

Ju njoftojmë se Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite organizojnë Forumin ekonomik B2B më të madh në mes të dy vendeve.

Të nderuar anëtarë të OEK,
Me kënaqësi ju njoftojmë se Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite organizojnë Forumin ekonomik B2B më të madh në mes të dy vendeve.
Forumi Ekonomik do të mbahet në Prishtinë në Klan Arena me datë 29 Shkurt 2024 duke filluar nga ora 09:30.
Pjesë e delegacionit nga Mbretëria e Arabisë Saudite, do të jenë mbi 50 top biznese nga sektor të ndryshëm të cilët do të shikojnë mundësitë e investimit dhe partneriteteve biznesore në vendin tonë.
Sektorët që do të vijnë janë:
1. IT dhe Trajnime;
2. Hotelieri dhe shërbime të turizmit;
3. Patundshmëri;
4. Prodhim dhe përpunim i plastikës;
5. Gastronomi;
6. Shëndetësi;
7. Prodhim dhe përpunim i ushqimit;
8. Logjistikë;
9. Prodhim nafte dhe gazi;
10. Edukim;
11. Automobilistikë;
Të nderuar ndërmarrës, për të marrë pjesë në këtë Forum Ekonomik B2B, luteni të regjistroheni në linkun e mëposhtëm.
 
 

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!