OEK jep të drejtën të gjitha palëve që janë të interesuara të vendosin arbitrazhin si metodë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në kontratat e tyre, që të huazojnë klauzolën më poshtë dhe të vendosin atë në kontratat e tyre:
Çdo mosmarrëveshje që lind sipas ose në lidhje me këtë kontratë do të zgjidhet ekskluzivisht me arbitrazh, i drejtuar përpara panelit prej një apo tre arbitrash në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit, në përputhje me rregullat e Ligjit për Arbitrazhin.
Të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga ose në lidhje me këtë kontratë do të zgjidhen përfundimisht sipas Rregullave të Tribunalit te Përhershëm te Arbitrazhit të OEK-së, në përputhje me rregullat dhe procedurat e lartë përmendura, nga një ose më shumë arbitra të caktuar.
Klauzola përmban:
Klauzola e Arbitrazhit gjithashtu mund të përmbajë çështjet mbi atë se sa do të jetë numri i arbitrave në procedurë, kush do të jetë autoriteti emërues (emri i institucionit ose personi), ku do të mbahet procedura e arbitrazhit (qyteti dhe vendi), gjuha në të cilën do të zhvillohet procedura dhe ligjin material të zbatueshëm.
Gjatë përshtatjes së klauzolës, duhet pasur kujdes për të shmangur çdo rrezik paqartësie. Formulimi i paqartë në klauzolë do të shkaktojë pasiguri dhe vonesë dhe mund të pengojë apo edhe të rrezikojë procesin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Parimet e Përgjithshme
Ligji për Arbitrazhin mbështetet në disa parime, nder te cilat janë: autonomia e palëve, mosndërhyrja nga gjykata dhe barazia mes palëve.
Meqenëse shumë dispozita në Ligjin për Arbitrazhin i japin përparësi marrëveshjes së arbitrazhit dhe asaj që është rënë dakord nga palët në të (p.sh. rregullat për konstituimin e gjykatës së arbitrazhit dhe zgjedhjen e ligjit kur palët kanë juridiksion të ndryshëm), autonomia e palëve mund të konsiderohet si parimi themelor i arbitrazhit në Kosovë.
Neni 3 i Ligjit të Arbitrazhin përcakton se gjykatat në Kosovë nuk ka të drejtë të ndërhyjnë në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj. Megjithatë nëse gjykata ndërhyn në procedurën e arbitrazhit, gjykata duhet të veprojë në përputhje me kufizimet e përcaktuara në Ligjit për Arbitrazhin dhe në përputhje me rregullat e procedurës.
Neni 16 i Ligjit për Arbitrazhin përcakton barazinë mes palëve, ku mes tjerash thuhet se palët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe secila palë duhet të ketë mundësinë e plotë që të paraqesë rastin e saj në secilën fazë të procedurës së arbitrazhit.
Me qëllim që dispozitat për barazinë të jenë efektive, arbitrat do të përpiqen t’u japin palëve shpjegimet e duhura dhe të diskutojnë së bashku me palët të gjitha çështjet relevante në mosmarrëveshje.
Historia e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit
Kryetari i Arbitrazhit
Skender Gojani,
E-Mail: skendergojani@gmail.com
Sekretari i Arbitrazhit
Lumnije Hashani,
E-Mail: lumnije.hashani@oek-kcc.org
Kryesia e Arbitrazhit
Prof. Dr. Skender Gojani, Kryetar
Avokat: Sylejman Nuredini, Nënkryetar
Prof. Dr. Besfort Rrecaj, Anëtar i kryesisë
Avokat: Mentor Beqiri, Anëtar i kryesisë
Prof. Dr. Skender Gojani, Kryetar
Kryetari i Tribunalit të Përhershëm, përfaqëson Tribunalin e Përhershëm dhe vepron si agjent i TPA-së. Kryetari i Tribunalit të Përhershëm, është përgjegjës për mbajtjen dhe zhvillimin e bashëkpunimit me organizatat tjera aktiviteti i së cilave është me interes për punën e Tribunalit të Përhershëm dhe kryen detyra tjera që parashihen nga rregullat e Tribunalit të Përhershëm dhe vendimet e Kryesisë së TPA-së. Kryetari i Përhershëm i raporton Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës së paku njëherë në vit.
Marrëveshjet e bashëkpunimit me institucionet tjera të arbitrazhit nënshkruhen nga Kryetari i Tribunalit të Përhershëm.
Ma. Sc. Lumnije Hashani Sekretari i Tribualit të Përhershëm të Arbitrazhit
Sekretari i Tribunalit të Përhershëm përgatitë organizimin e punës së Kryesisë, kurse Kryetari i Tribunalit të Përhershëm zbaton vendimet e Kryesisë. Menaxhon punën e Sekretarisë. Përgaditë Raportin vjetor të punës, Raportin vjetor financiar si dhe Planin e punës së Tribunalit të Përhershëm për vitin e ardhshëm dhe kryen detyrat tjera të përcaktuara nga Rregullat e Tribunalit të Përhershëm.
Kontakt
Tribunali i Perhershëm i arbitrazhit/ Oda Ekonomike e Kosovës
Nëna Tereze, Nr. 20, 10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
E-mail: lumnije.hashani@oek-kcc.org
Tel: +383 45 631 900