Oda Ekonomike e Kosoves

August 2, 2024

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar kompaninë Bodrumi i Vjeter në Rahovec.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari Rafuna u mirëprit nga drejtuesit e kompanisë ku u njoftua më shumë me proceset e prodhimit, duke vlerësuar cilësinë dhe përkushtimin që kompania tregon në çdo hap të prodhimit.
Bodrumi i Vjetër është një nga prodhuesit më të shquar të verës në Kosovë, duke kontribuar direkt në zhvillimin e industrisë së verës si dhe ekonomisë vendore në tërësi.
Kryetari Rafuna u shpreh i impresionuar nga kapacitetet dhe standardet e larta të cilësisë që kompania ka arritur, si dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme nga Oda Ekonomike e Kosovës për të ndihmuar në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!