Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mori pjesë si anëtar në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku u diskutuan sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të biznesit vendor.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar për të përmirësuar kushtet e biznesit dhe për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për të gjithë sektorët ekonomik në Kosovë.