Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë ndërkombëtare Wolt, e cila së shpejti do të jetë anëtare e OEK.
Gjatë takimit u diskutua për investimin e ri të Wolt në Kosovë dhe inovacionet teknologjike që kompania po ofron, duke sjellë shërbime të avancuara për qytetarët dhe bizneset.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e angazhuar në mbështetjen e bizneseve të reja dhe investitorëve që sjellin risi dhe zhvillim në tregun vendor.