Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Dec 7, 2023

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloj një takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues nga UNDP ICPSD (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloj një takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues nga UNDP ICPSD (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim).

Z. Rafuna, në këtë takim priti zëvendës drejtoreshën Gülçin Salıngan, Specialisten për Menaxhimin e Programit Funda Süzer, si dhe stafin më të gjerë të sajë nga radhët e UNDP, për të diskutuar çështje të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe fushën e inovacionit në sektorin privat në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua për themelimin e një qendre trajnuese në OEK, për të asistuar kompanitë që të kalojnë sa më lehtë fazën e tranzitit në ekonomi të gjelbër, si dhe për t’i ofruar ndihmë sektorit të bujqësisë lidhur me pjesën e bujqësisë së mençur në vend.

Kryetari Rafuna shprehu vlerësimin e tij për rolin që ofron UNDP në Kosovë, për të arritur qëllimet e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit privat në tërësi.

Kryetari Rafuna dhe përfaqësuesit e UNDP konfirmuan vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin në të ardhmen, duke identifikuar fusha të reja të ndërveprimit që do të sjellin avantazh afatgjatë për ekonominë dhe komunitetin kosovar.

ME SHUME

lulmaliizi
Takim mes kryetares së Odës Ekonomike të Malit të Zi znj. Nina Drakič dhe Lulzim Rafunes
408353625_740203594811397_7554675998750495416_n
Mbledhje e Këshillit Drejtues dhe Kuvendit të OEK-ut -2023
408251470_738780298287060_22695216211273869_n
Forumi i Tregtisë Kosovë - Turqi organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe BASAM
qumshti2
Kryetari Rafuna mbanë fjalim hyrës në konferencën më të madhe të Shoqatës së Prodhuesve të Qumshtit të Kosovës