Oda Ekonomike e Kosoves

Jan 29, 2024

Me ftesën e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës z. Lulzim Rafuna dhe zyren e OEK në Emirate të Bashkuara Arabe e cila përfaqësohet nga z. Fitim Pajaziti, pritën në takim z. Thomas Pramotedham dhe ekipin e tij nga Presight.AI - G42

Presight.AI – G42 është njëra ndër kompanitë më të mëdha në Emiratet e Bashkuara Arabe në Intelegjencën Artificiale “Smart City”, po ashtu edhe në sigurinë kibernetike me vlerë të tregut 50B USD, pronari i të cilës është Sheikh Tahnoun bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë takimit dhe bisedës me kryetarin Rafuna, CEO i Presight.AI shprehi interesin që të hapë një zyre përfaqësuese në Kosovë e cila do ta mbulojë të gjithë territorin e Ballkanit, po ashtu u shpalosën edhe shumë projekte të cilat do të jenë investim i drejtpërdrejtë nga Presight.AI – G42.
Kryetari Rafuna u shpreh i kënaqur me vizitën nga Presight.AI, po ashtu theksoj që Kosova ka nevojë për kompani të këtij niveli siç është Presight.AI, pasi që kjo është edhe kompania e parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe e cila do të jetë në Kosovë me investim të drejtpërdrejtë.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!