Në vazhdën e takimeve me misionet e huaja në Kosovë, sot u realizua edhe takimi me Ambasadorin e Malajzisë z. Zahid Rastam, për t’u njoftuar me punën e OEK-ut, ambientin biznesor në Republikën e Kosovës dhe për të diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e ekonomisë.
Palët diskutuan rreth bashkëpunimit për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta biznesore me qëllim të promovimit të investimeve në Republikën e Kosovës, përmes forumeve ekonomike, takimeve B2B dhe panaireve.