Oda Ekonomike e Kosoves

April 15, 2024

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Ky Memorandum u nënshkrua nga Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe Prof. Dr. Agron Bajraktari, Rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Partneriteti do të fokusohet në zhvillimin e sektorëve të:
a) Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit,
b) Turizmit dhe Ambientit, dhe
c) Menaxhimit, Inxhinierisë dhe Informatikës.
Kryetari Rafuna tha: “Është mahnitëse çfarë pashë këtu dhe është detyra jonë që të bashkojmë forcat dhe të përkrahim bizneset tona duke trajnuar dhe certifikuar fuqinë punëtore“.
Ne do të punojmë së bashku në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, duke ofruar trajnime dhe certifikime që do të avancojnë ndërlidhjen akademike dhe profesionale. Ky bashkëpunim synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të hapë më shumë mundësi për komunitetin tonë.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!